• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Tre pengjet e vrara izraelite në Gazë mbanin flamur të bardhë

Tre pengjet e vrara izraelite në Gazë mbanin flamur të bardhë

Tel Aviv, 16 dhjetor 2023 (MIA) - Tre pengjet izraelite të cilat, gabimisht, dje ishin vrarë nga forcat izraelite në Gazë, në dorë mbanin flamur të bardhë, bëhet e ditur nga hetimi fillestar për incidentin, deklaroi sot përfaqësuesi ushtarak izraelit. 

"Incidenti ka ndodhur në një zonë të luftërave intensive në afërsi të qytetit Gazë, ku militantët e Hamasit operojnë në veshje civile dhe shfrytëzojnë taktika për mashtrim", deklaroi përfaqësuesi izraelit. 

Ai shton se një ushtar izraelit ka parë se si dhjetëra metra nga ai pengjet dalin nga ndërtesa në zonën Shejaja.

"Të gjithë ishin pa këmishë dhe kishin shkop me pëlhurë të bardhë në të. Ushtari ndjehej i rrezikuar dhe ka hapur zjarr. Kishte bërtitur se sheh terroristë, pas çka ushtarët kishin hapur zjarr, ndërsa dy nga pengjet menjëherë ishin vrarë", sqaroi përfaqësuesi ushtarak. 

Pengu i tretë ishte plagosur dhe ishte tërhequr në ndërtesën e afërt ku kishte kërkuar ndihmë në gjuhën hebraike, shtoi ai.

"Komandanti i batalionit menjëherë kishte dhënë urdhër për ndërprerje të zjarrit, por ushtarët përsëri hapën zjarr drejt personit të tretë dhe ai është vrarë", shtoi përfaqësuesi ushtarak hetues. 

"Kjo është në kundërshtim me rregullat tona të punës", shtoi ai.

Ushtria izraelite qysh mbrëmë i kishte identifikuar tre pengjet si Jotam Haim dhe Alon Shamriz, të kidnapuar nga kibuci Kfar Az dhe Samer Tallalka, i kidnapuar nga kibuci i afërt Nir Am. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR