• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tre palestinezë të vrarë, 49 të arrestuar në Bregun Perëndimor

Tre palestinezë të vrarë, 49 të arrestuar në Bregun Perëndimor

Jerusalem, 2 nëntor 2023 (MIA) - Tre palestinezë sot janë vrarë në sulmin e ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor, kumtuan autoritetet palestineze. 

Ushtria izraelite nuk e komentoi raportin për vrasjen e palestinezëve, por tha se kishte arrestuar 49 palestinezë të kërkuar gjatë bastisjeve të natës së kaluar, duke përfshirë 21 të ndërlidhur me grupin ekstremist islamik Hamas, transmeton Beta.

Që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit në Bregun Perëndimor janë arrestuar rreth 1.220 palestinezë të kërkuar, duke përfshirë mbi 740 persona të lidhur me Hamasin.

Ushtria izraelite shtoi se përveç kësaj në Bregun Perëndimor gjatë kësaj periudhe ka pasur disa përleshje midis IDF-së dhe palestinezëve si dhe disa sulme terroriste.

Autoritetet palestineze thanë se dy palestinezë, duke përfshirë një djalë 14-vjeçar u vranë në afërsi të Ramallahut dhe dy të tjerë u plagosën kur ushtarët hapën zjarr gjatë bastisjes. Një tjetër 19-vjeçar palestinez u vra në një bastisje në Kalkilia në veri të Bregut Perëndimor dhe dy të tjerë u plagosën.

Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë që nga 7 tetori dhe fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës, ushtarët izraelitë dhe në disa raste nga emigrantët hebrenj kanë vrarë të paktën 137 palestinezë në Bregun Perëndimor. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR