• e martë, 24 dhjetor 2024

Tre ministra në Ukrainë kanë dhënë dorëheqje

Tre ministra në Ukrainë kanë dhënë dorëheqje

Kiev, 3 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Industrisë Strategjike të Ukrainës, Oleksander Kamishin, ministri i Drejtësisë, Denis Maljusik, ministri i Mbrojtjes së Mjedisit dhe Resurseve Natyrore, Ruslan Strilc dhe shefi i Fondit të Pronës Shtetërore. Vitalj Koval sot dhanë  dorëheqje.

"Rada Supreme e Ukrainës i mori deklaratat për dorëheqjet e Kamishit, Maljusikut, Strilcit dhe Kovaljit", bëri të ditur presidenti i Radës Supreme, Ruslan Stefançuk", transmeton Ukrinform. 

 Ai informoi se dorëheqjet e tyre do të diskutohen në një nga seancat plenare të ardhshme.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR