• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tre minatorë humbën jetën në havari në një minierë spanjolle

Tre minatorë humbën jetën në havari në një minierë spanjolle

Madrid, 9 mars 2023 (MIA) - Tre minatorë sot humbën jetën në një havari në një minierë për potas (kripë) në verilindje të Spanjës, bëri të ditur Sindikata rajonale e USOK-ut.

Havaria në minierën në qytetin Surija ka ndodhur pak para orës 9 të mëngjesit sipas kohës, rreth 900 metra nën tokë, kumtuan zjarrfikësit, pa dhënë detaje të mëtejshme. 

“Dëshirojmë të shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e tre kolegëve që në mëngjesin e sotëm  humbën jetën duke kryer punën e tyre”, bëri të ditur USOK. 

Me minierën menaxhon kompania "Iberpotash", që është degë e kompanisë mëmë nga Tel Avivi "ICL Group Ltd", dhe ajo bëri të ditur se ka pasur "aksident të pafat nëntokësor" para se të bëjë të ditur për vdekjen e tre minatorëve. 

Miniera ndodhet rreth 80 kilometra në veri të Barcelonës, në Katalonjë. 

"Dua t'ua jap të gjithë mbështetjen për familjet e minatorëve, si dhe për të gjithë kolegët e tyre në minierën në Surija", deklaroi në parlamentin lokal, Pere Aragones, kryetar i provincës së Katalonjës.

 E njëjta kompani "Iberpotash" edhe në dhjetor të vitit 2013  kumtoi se dy minatorët e tyre humbën jetën në një shembje në minierën në Surija.

Potasi përdoret si pleh në bujqësi dhe si lëndë e parë në industrinë farmaceutike, në prodhimin e eksplozivëve, qelqit dhe kimikateve. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR