• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Tre diplomatë rusë dëbohen nga vendi, Zaharova thotë se kjo nuk do të mbetet pa përgjigje

Tre diplomatë rusë dëbohen nga vendi, Zaharova thotë se kjo nuk do të mbetet pa përgjigje

Shkup, 15 shtator 2023 (MIA) - Autoritetet e Maqedonisë së Veriut më 12 shtator, pa sqaruar arsyet kanë shpallur tre diplomatë të ambasadës ruse në Shkup për "persona non grata", publikoi sot në rrjetet sociale, zëdhënësja e Ministria së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova.

Ajo e vlerësoi këtë veprim si një hap të papërgjegjshëm dhe armiqësor të autoriteteve të Maqedonisë së Veriut dhe tha se nuk do të mbetet pa përgjigje.

Për pohimet rreth diplomatëve të dëbuar, tani për tani nuk ka konfirmim nga MPJ e Maqedonisë së Veriut.

Një pjesë e mediave, duke iu referuar burimeve nga Ministria e Punëve të Brendshme, sot publikuan se tre diplomatë rusë dhe një prift rus do të dëbohen nga vendi për shkelje të kodit diplomatik për shkak të aktiviteteve të tyre të dyshimta dhe se kanë në dispozicion pesë ditë kohë që të largohen nga vendi.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR