• e shtunë, 23 nëntor 2024

Trazira në Angli pas vrasjes së tre vajzave, demonstrues kanë djegur stacion të policisë

Trazira në Angli pas vrasjes së tre vajzave, demonstrues kanë djegur stacion të policisë

Londër, 3 gusht 2024 (MIA) - Stacioni policor në qytetin anglez Sanderlend është djegur gjatë trazirave që shpërthyen mbrëmë. Policia i ka përshkruar këto trazira si "dhunë kriminele". Trazirat kanë shpërthyer si përgjigje të sulmit të paradokohshëm, kur një djalosh 17 vjeçar me thikë vrau tre vajza gjatë orës së kërcimeve në qytetin bregdetar, Sauthport.

Sipas Gardian, deri te trazirat ka ardhur pas informatës gabimisht të publikuar se sulmuesi është azilant 17-vjeçar, i cili është mysliman, për të cilin shkak kanë filluar protesta nga e djathta ekstreme kundër refugjatëve dhe myslimanëve.

Incidente të dhunshme kanë shpërthyer në Sauthport, qytetin verilindor Hartëlpul, Londër dhe vende tjera, si reagim të informatave të rreme, të cilat shpejtë janë përhapur në rrjetet sociale.

Sipas tyre, i dyshuari për vrasjet është emigrant radikal islamik. Policia sqaroi se i dyshuari Aksel Rudakubana është i lindur në Britaninë e Madhe.

Një grup prej dhjetë imamësh, të koordinuar nga Bordi këshilldhënës kombëtar të xhamive, së bashku me liderë fetarë hebraikë dhe krishterë në shenjë solidariteti para xhamisë në Sauthport, e cila u sulmua paraprakisht këtë javë.

Arkipeshkvi nga Kenterberi bëri thirrje për ndërprerje të dhunës, duke thënë se është krejtësisht e prapranueshme që komuniteti mysliman dhe komunitetet e azilantëve të ndjehen aq të pasigurtë.

Policia ka intervenuar edhe në Liverpul, ku demonstrues u tubuan para xhamisë, ku ka shpërthyer rrahje e vogël me një grup kundërdemonstrues.

Kjo është nata e tretë e protestave në qytetet në Angli, ndërsa sipas paralajmërimeve, protestat do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës. bsh/

Foto: Printskrin/EPA

QËNDRONI TË LIDHUR