• e diel, 24 nëntor 2024

Tras: Rusia të suspendohet nga Këshilli për të Drejta të Njeriut të KB-së

Tras: Rusia të suspendohet nga Këshilli për të Drejta të Njeriut të KB-së
Londër, 4 prill 2022 (MIA) – Ministrja britanike e Punëve të Jashtme, Liz Tras sot deklaroi se Rusia duhet të suspendohet nga Këshilli për të drejta të njeriut të Kombeve të Bashkuara për shkak të varrezave masive të gjetura në Buça, Ukrainë. "Duke i pasur parasysh dëshmitë e besueshme për krime lufte, përfshirë edhe raportet për varreza masive në Buça, Rusia nuk mund të ngelet anëtare e Këshillit për të drejta të njeriut të KB-së", shkroi Tras në Tuiter. Autoritetet ukrainase dje kumtuan se janë duke hetuar krime të mundshme të forcave ruse, pasi siç pohojnë, i kanë gjetur qindra trupa të hedhur në qytet, në mesin e së cilave edhe në Buça ndërsa pas tërheqjes së forcave ruse nga ky rajon, publikuan mediat perëndimore.

QËNDRONI TË LIDHUR