• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Trampi zbuloi më shumë detaje për sistemin amerikan të mbrojtjes ajrore “Kupola e artë”

Trampi zbuloi më shumë detaje për sistemin amerikan të mbrojtjes ajrore “Kupola e artë”

Uashington, 21 maj 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp dje zbuloi më shumë detaje rreth mburojës së planifikuar të mbrojtjes ajrore të vendit ose "Kupola e artë" e cila është e destinuar për të zmbrapsur dronë dhe raketa, raporton agjencia DPA. 

Trampi tha se sistemi me vlerë 175 miliard dollarë do të jetë "plotësisht funksional para përfundimit të mandatit të tij”. Mandati i dytë i Trampit duhet të përfundojë në vitin 2029.

Kupola e artë do të integrohet me kapacitete ekzistuese të mbrojtjes në SHBA, tha Trampi. 

"Pasi të ndërtohet plotësisht, Kupola e artë do të jetë e aftë të kapë raketa edhe nëse lëshohen nga ana tjetër e botës, madje edhe nëse lëshohen nga hapësira", shtoi ai.  

"Kjo është shumë e rëndësishme për suksesin, madje edhe për mbijetesën e vendit tonë", theksoi Trampi. 

Sipas tij, Kanadaja ka shprehur interes për të marrë pjesë në projekt. 

Trampi ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv të titulluar “Kupola e hekurt për Amerikën”, për të nisur projektin vetëm disa ditë pas inaugurimit të tij në janar. 

Kupola origjinale e hekurt është një mburojë raketore izraelite e dizajnuar në fillim të viteve të 2000-ta për të kapur raketa me rreze të shkurtër veprimi, si dhe predha dhe minahedhës. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR