• e shtunë, 29 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Trampi u kërcënua se do ta shkurtojë financimin e serviseve mediatike publike

Trampi u kërcënua se do ta shkurtojë financimin e serviseve mediatike publike

Uashington, 26 mars 2025 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi mbrëmë se “do të dëshironte shumë” ta ndërpresë financimin e radio servisit publik amerikan En-Pi-Ar (NPR) dhe televizionit publik Pi-Bi-Es (PBS), të cilët i akuzon se janë “shumë të njëanshëm”. 

“Do të kem nderin t’i jap fund kësaj”, u tha Trampi gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. 

Mediat publike amerikane, me imazh më të ulët nga kolegët e tyre evropianë, një kohë të gjatë janë cak i shantazheve nga konservatorët, të cilët i akuzojnë se janë “shumë të majtë”. 

“Të gjitha ato para hedhen... Dhe ata kanë qëndrim shumë të njëanshëm”, tha presidenti republikan. 

Në paraqitjen e njëjtë para mediave, Trampi e sulmoi kryeredaktorin e magazinës “Atlantik”, Xhefri Goldberg, i cili të hënën zbuloi mungesa në sigurinë ushtarake. 

Sipas ueb-faqes së servisit publik radiodifuziv Pi-Bi-Es, struktura e cila i shpërndan subvencionet federale ka buxhet prej afërsisht 500 milionë dollarë në vit, që ishte miratuar nga Kongresi gjatë votimit për buxhetin. 

Ajo strukturë, Korporata për radiodifuzion publik, bën të ditur se jep “më shumë se 70 për qind” të subvencioneve të tij për stacione të shumta lokale të radios dhe televizionit, të cilët i minojnë të drejtat për riemetim të programeve të prodhuara nga strukturat kombëtare, En-Pi-Ar dhe Pi-Bi-Es.

Struktura kombëtare e En-Pi-Ar nga ana e saj bën të ditur se merr “rreth një për qind” nga subvencionet e drejtpërdrejta federale dhe jeton kryesisht nga reklama dhe programe të blera nga stacionet lokale. 

En- Pi- Ar vlerëson se 41 milionë amerikanë, nga gjithsej 340 milionë banorë, i dëgjojnë programet e tij çdo javë. Pi-Bi-Es vlerëson se 36 milionë njerëz shohin televizion lokal në rrjetin e tij çdo muaj. 

Administrata e Trampit para pak kohësh vendosi ta shpërbëjë agjencinë qeveritare e cila i mbikëqyrte radio stacionet Zëri i Amerikës (VoA), Radio Azia e Lirë dhe Radio Evropa e Lirë/Radio Liberti. fc/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR