Trampi u kërcënua se do të padisë mediat që përdorin informacione nga "burime anonime"
- Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp u kërcënua se do t'i padisë mediat, gazetarët dhe redaktorët që u referohen "burimeve anonime".

Uashington, 26 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp u kërcënua se do t'i padisë mediat, gazetarët dhe redaktorët që u referohen "burimeve anonime".
Do të përndjekë disa nga këta autorë dhe redaktorë të librave të pandershëm, madje edhe media, për të zbuluar nëse këto 'burime anonime' ekzistojnë apo jo", tha Tramp në rrjetin social "Trut soshëll" (Truth Social).
Ai paralajmëroi se është e mundur të miratohet edhe një “LIGJ I RI” për këtë. ls/
Foto: EPA