Trampi: SHBA-ja për një kohë të gjatë nuk do t'i tolerojë deklaratat e Zelenskit
- Presidenti i SHBA-së, Donald Trampi sot deklaroi se Uashingtoni "shumë gjatë nuk do të tolerojë" deklaratat e presidentit ukrainas Volodimir Zelenski për përfundimin " e largët" të luftës me Rusinë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 20:12, 3 mars, 2025

Uashington, 3 mars 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Trampi sot deklaroi se Uashingtoni "shumë gjatë nuk do të tolerojë" deklaratat e presidentit ukrainas Volodimir Zelenski për përfundimin " e largët" të luftës me Rusinë.
Në profilin e tij në rrjetin social Trut, Trampi ndau një lajm në të cilin Zelenski thekson se përfundimi i luftës me Rusinë ishte "shumë, shumë larg" dhe e quajti "deklaratën më të keqe që Zelenski mund të kishte bërë".
"Kjo është ajo që e thashë, ky njeri nuk do paqe përderisa ka mbështetjen e Amerikës, ndërsa Evropa e bëri të qartë në takimin me Zelenskin se ata nuk mund të bëjnë asgjë pa SHBA-në". Ndoshta jo një deklaratë aq e mirë që synon të tregohet forcë kundër Rusisë. Çfarë menduan ata?", ka shkruar Trampi.
Vizita e Zelenskit në Shtëpinë e Bardhë të premten u ndërpre pasi ai pati një debat të ashpër me Trampin dhe nënpresidentin amerikan Xhej Di Uens, të cilët e akuzuan për "mosrespektim" gjatë takimit në Zyrën Ovale. Pas kësaj, lideri ukrainas u largua nga Shtëpia e Bardhë pa koment, dhe Trampi ka shkruar se Zelenski nuk ishte gati për një zgjidhje paqësore të konfliktit ukrainas dhe se ka treguar mungesë respekti ndaj SHBA-së.
Foto: Arkivi i MIA-s