• e enjte, 26 dhjetor 2024

Trampi refuzon të marrë pjesë në intervistën për televizionin Si-Bi-Es

Trampi refuzon të marrë pjesë në intervistën për televizionin Si-Bi-Es

Nju Jork, 2 tetor 2024 (MIA) - Kandidati republikan për president Donald Tramp refuzoi të marrë pjesë në intervistën "60 minuta" për CBS News, kështu që në shoun do të marrë pjesë vetëm kandidatja nga radhët e demokratëve Kamala Haris.

Si-Bi-Es ka ftuar kandidatët presidencialë në intervista të ndara të cilat do të emitohen para zgjedhjeve në nëntor.

Ekipi nga "60 minuta" bëri të ditur se fushata e Trampit fillimisht u dakorduan për intervistë.

Haris dhe Tramp morën pjesë në një debat më 10 shtator. Megjithëse Haris ka pranuar ftesën e Si-En-En-it për një debat të dytë më vonë këtë muaj, Tramp nuk e bëri këtë.

Si-Bi-Es ka qenë nikoqir i debatit të zëvendëspresidentes midis senatorit republikan nga Ohajo, Xhej-Di Vens dhe guvernatorit demokrat të Minesotës, Tim Volc. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR