Trampi propozoi uljen e doganave për Kinën në 80 për qind
- Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp sot propozoi uljen e doganave për Kinën nga 145 në 80 për qind.
- Post By Fami Bajrami
- 15:58, 9 maj, 2025
Uashington, 9 maj 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp sot propozoi uljen e doganave për Kinën nga 145 në 80 për qind.
Vendimi për uljen është para takimit të delegacioneve amerikane dhe kineze në Gjenevë, gjatë fundjavës.
Ministri i Financave të SHBA-së, Skot Besant dhe përfaqësuesi tregtar amerikan, Xhejmison Grir duhet të takohen me delegacionin kinez këtë fundjavë në Zvicër. Këto do të jenë bisedimet e para të mëdha prej se Trampi filloi një luftë tregtare, duke vendosur dogana të larta.
Më 2 prill, Trampi vendosi dogana të reja për Kinën, ndërsa Pekinin u përgjigj. Doganat amerikane për mallrat kineze arrijnë 145 për qind, ndërsa doganat kineze për mallrat e SHBA-së - 125 për qind. rq/bsh/
Foto: EPA