• e premte, 05 dhjetor 2025

Trampi pretendon se India ka propozuar heqjen e tarifave ndaj produkteve amerikane

Trampi pretendon se India ka propozuar heqjen e tarifave ndaj produkteve amerikane

Uashington, 1 shtator 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp njoftoi sot në rrjetin e tij social "Truth Soshial" (Truth Social) se India ka propozuar uljen e tarifave për produktet amerikane në zero.

"Ata ofruan të ulnin tarifat e tyre në zero, por është tepër vonë. Duhet ta kishin bërë këtë vite më parë", tha Tramp.

Ai i përshkroi marrëdhëniet dypalëshe të SHBA-së me Indinë si "të njëanshme".

Ambasada indiane në SHBA nuk ka komentuar ende mbi njoftimin e Trampit.

SHBA ka vendosur një tarifë totale prej 50 për qind për produktet indiane. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR