• e martë, 17 mars 2026

Trampi premtoi përgjigje ndaj sulmit ndaj ambasadës amerikane në Riad

Trampi premtoi përgjigje ndaj sulmit ndaj ambasadës amerikane në Riad

Uashington, 3 mars 2026 (MIA) – Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se SHBA do të përgjigjet ndaj sulmit ndaj ambasadës amerikane në kryeqytetin e Arabisë Saudite - Riad i cili ndodhi mbrëmë.

Ministria saudite e Mbrojtjes njoftoi më parë se ambasada amerikane në Riad u godit nga dy dronë të cilat shkaktuan një zjarr "të kufizuar" dhe dëme të vogla materiale.

Televizioni “Foks njuz” raportoi se ambasada ishte bosh gjatë sulmit nga dronë iranianë dhe nuk pati të lënduar.

Donald Trampi në një intervistë për "NewsNation" tha se së shpejti do të bëhet e qartë përgjigjja e SHBA-së ndaj sulmit ndaj ambasadës në Riad dhe vdekjes së ushtarëve amerikanë gjatë konfliktit në Iran.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR