• e diel, 12 janar 2025

Trampi planifikon që në ditët e para në Shtëpinë e Bardhë të nënshkruajë qindra urdhra ekzekutivë

Trampi planifikon që në ditët e para në Shtëpinë e Bardhë të nënshkruajë qindra urdhra ekzekutivë

Uashington, 11 janar 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp planifikon të nënshkruajë më shumë se njëqind urdhra ekzekutivë në ditët e para të mandatit të tij të ri për të zbatuar politikat e premtuara nga fushata lidhur me sigurinë kufitare, deportimet dhe prioritetet e tjera, bëjnë të ditur mediat amerikane.

Trampi këtë ua tha senatorëve republikanë gjatë një takimi privat në Kongres.

Pritet që një pjesë e madhe e dekreteve të nënshkruhen në ditën e inaugurimit të tij më 20 janar. Këshilltari kryesor i Trampit, Stiven Miller ua ka prezantuar senatorëve masat që do të merren fillimisht.

Bashkëpunëtorët e presidentit të zgjedhur po përgatisin një sërë urdhrash ekzekutivë që Trampi mund të nënshkruajë së shpejti ndërsa kanë të bëjnë me një gamë të gjerë temash: nga forcimi i kontrolleve në kufirin SHBA-Meksikë, te ligjet energjetike dhe federale të punës, deri te politikat arsimore, politikat lidhur me gjininë dhe vaksinat.

Mediat amerikane theksojnë se këto janë premtime dhënë gjatë fushatës së tij elektorale.

Senatorët e informuar nga Trampi dhe ekipi i tij presin që administrata e re të tërheq shumë nga urdhrat ekzekutivë të administratës së Bajdenit.

foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR