Trampi planifikon një bisedë telefonike me Putinin në ditët në vijim
- Presidenti i Amerikës, Donald Tramp, deklaroi se planifikon të ketë një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ose këtë javë ose në fillim të javës tjetër.
Uashington, 10 shtator 2025 (MIA) - Presidenti i Amerikës, Donald Tramp, deklaroi se planifikon të ketë një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ose këtë javë ose në fillim të javës tjetër.
"Po, kjo do të ndodhë", deklaroi ai dje para gazetarëve, duke iu referuar mundësisë së një bisede telefonike me liderin rus, raportoi Bi-Bi-Si.
Trampi, gjithashtu, njoftoi se është i angazhuar në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.
Ndërtesa kryesore e Qeverisë ukrainase në Kiev ishte goditur nga raketa ruse gjatë fundjavës, gjatë kohës kur forcat ruse kryen bombardimin më të rëndë ajror të Ukrainës që nga fillimi i luftës.
Ukraina njoftoi se forcat ruse kanë shfrytëzuar të paktën 810 dronë dhe 13 raketa.
Duke folur me gazetarët pas bomardimit gjatë fundjavës, Trampi tha se "nuk është kënaqur me të gjithë situatën" dhe kërcënoi me sanksione më të ashpra ndaj Kremlinit", raportoi Bi-Bi-Si.
Presidentët e Rusisë dhe SHBA-së u takuan më 15 gusht në bazën ushtarake në Alaskë, ndësa siç njoftuan pas bisedimeve, zgjidhja e konfliktit në Ukrainë ishte tema kryesore e samitit. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s