• e shtunë, 29 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Trampi paralajmëroi tarifa për Meksikën dhe Kanadanë nga 4 marsi dhe një tarifë shtesë prej 10 për qind për mallrat nga Kina

Trampi paralajmëroi tarifa për Meksikën dhe Kanadanë nga 4 marsi dhe një tarifë shtesë prej 10 për qind për mallrat nga Kina

Uashington, 28 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Trampi mbrëmë njoftoi se tarifat e tij të propzuara prej 25 për qind për mallrat nga Meksika dhe Kanadaja do të hyjnë në fuqi më 4 mars, me tarifë shtesë prej 10 për qind për importet kineze, për shkak të rrjedhës së vazhdueshme të drogës vdekjeprurëse në SHBA nga këto vende.

Trampi tha se tarifat e reja për importin kinez do të jenë plotësimi i tarifave nga 10 për qind prezantuar më parë më 4 shkurt, që rezultoi me tarifën e përgjithshme prej 20 për qind për mallrat kineze. 

 Në njoftimin në platformën e tij Truth Social, ai deklaroi se droga vdekjeprurëse fentanil vazhdon të hyjë në SHBA në "nivele shumë të larta dhe të papranueshme".

 Trampi shtoi se është vendosur për tarifat pasi administrata e tij beson se nuk është arritur progres i mjaftueshëm në shkatërrimin e kontrabandimit të fentanilit në SHBA. 

 "E kemi vendosur migracionin nën kontroll, por ende kemi shqetësim serioz për numrin e rasteve të vdekjes lidhur me fentanilin", deklaroi përfaqësuesi i Shtëpisë së Bardhë për mediat britanike. 

 Meksika do ta ekstradojë në SHAB narko bosin Rafael Karo Kintero, i dënuar në vitin 1985 për vrasjen e agjentit të Administratës Amerikane për Luftë Kundër Drogës (DEA), i cili ishte liruar në vitin 2013, kur iu kishte kthyer kontrabandës.  

Sipas të dhënave të Qendrës Amerikane për Kontroll dhe  Parandalim të Sëmundjeve (CDC), në vitin 2023, 72.776 persona kanë humbur jetën nga opioidet sintetike, kryesisht fentanil. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR