Trampi nuk u largua nga samiti i G7-shit për shkak të konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, e akuzon Makronin për prezantim të rrejshëm të gjërave
- Presidenti amerikan, Donald Tramp shfaqë bindje se nuk është larguar nga samiti i G7-shit në Kanada para përfundimit të tij për shkak të konfliktit mes Izraelit dhe Irnait dhe e kritikoi ashpër kolegun e tij francez, Emanuel Makron për atë që po i prezanton gjërat në atë mënyrë.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:30, 17 qershor, 2025
Uashington, 17 qershor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp shfaqë bindje se nuk është larguar nga samiti i G7-shit në Kanada para përfundimit të tij për shkak të konfliktit mes Izraelit dhe Irnait dhe e kritikoi ashpër kolegun e tij francez, Emanuel Makron për atë që po i prezanton gjërat në atë mënyrë.
"Presidenti EManuel Makron nga Franca, për publicitet, rrejshëm pohonte se e braktisa samitin e G7-shit në Kanada për t'u kthyer në Uashington dhe për të punuar në 'ndërprerjen e zjarrit' mes Izraelit dhe Iranit. Kjo nuk është e vërtetë! Ai nuk e din përse jam tani rrugës për në Uashington, por (largimi im) sigurisht nuk ka asnjë lidhje e ndërprerjen e zjarrit. (Shkaku) është shumë më i rëndësishëm. Me vetëdije apo jo, Emanuel asnjëherë nuk kupton", shkroi Tramp në rrjetin e tij Truth Social.
Paraprakisht, Shtëpia e Bardhë kumtoi se presidenti amerikan do t abraktissë samitin e G7-shit para kohe për shkak të konfliktit mes Izraelit dhe Iranit. ab/
Fotо: DPА