• e enjte, 26 dhjetor 2024

Trampi nuk ka imunitet presidencial dhe mund të gjykohet për përpjekje për prishjen e zgjedhjeve të vitit 2020

Trampi nuk ka imunitet presidencial dhe mund të gjykohet për përpjekje për prishjen e  zgjedhjeve të vitit 2020

 Uashington, 6 shkurt 2024 (MIA) - Ish-presidenti amerikan Donald Tramp nuk ka imunitet presidencial dhe mund të ndiqet penalisht me akuzën e përpjekjes për prishjen e zgjedhjeve të vitit 2020, bëri të ditur   gjykata amerikane.

Trampi vazhdimisht  ka pohuar   se ka imunitet dhe nuk mund të ndiqet penalisht. 

"Çdo imunitet i pushtetit ekzekutiv që mund ta ketë mbrojtur derisa ishte president, tashmë nuk e mbron më nga kjo ndjekje penale", vendosi njëzëri këshilli prej tre gjykatësh. 

Është hera e dytë në po aq muaj që gjykatësit hedhin poshtë argumentin e Trampit se ka imunitet nga ndjekja  për veprimet që  ka ndërmarrë gjatë mandatit të tij dhe gjatë sulmit ndaj Kapitollit amerikan më 6 janar të vitit 2021. 

 Trampi pohon se ka imunitet nga kallëzimet penale për vepra për të cilat tha se i përkasin detyrave të tij si president. Por, aktivendimin e sotëm në Uashington e hodhi poshtë këtë pretendim. Është një kthim mbrapa   për Trampin, i cili me vite i  referohej imunitetit presidencial, ndërsa po luftonte me shumë raste, raporton Bi-Bi-Si.

Pritet që ish-presidenti të parashtrojë ankesë, që do të thotë se rasti në fund  mund të shkojë   në Gjykatën e Lartë ku konservatorët kanë një shumicë 6-3. 

 Prokurori i posaçëm amerikan Xhek Smit e akuzoi Trampin (77), për komplot për ta prishur fitoren e Xho Bajdenit në zgjedhjet e vitit 2020 dhe për mashtrim për të qëndruar në funksion.

Gjykimi fillimisht ishte caktuar për më 4 mars, por u shty në pritje të një vendimi për kërkesën e imunitetit. 

Kjo mund të shtyhet me javë, nëse jo edhe  me muaj, nëse çështja përfundon në Gjykatën e Lartë. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR