• e enjte, 26 dhjetor 2024

Trampi: Nuk do të ishte e përshtatshme ta vizitoj Ukrainën kur nuk jam në funksion

Trampi: Nuk do të ishte e përshtatshme  ta vizitoj Ukrainën kur nuk jam në funksion

 Uashington, 11 prill 2024 (MIA)  -  Pas ftesës së presidentit ukrainas Volodimir Zelenski drejtuar Donald Trampit, kandidat republikan për president konsideron se tani që nuk është në detyrë, nuk do të ishte e përshtatshme ta vizitojë Ukrainën.

Në një intervistë për shtëpinë mediatike "Aksel Springer", Zelenski të martën  e ftoi Trampin të vizitojë Ukrainën, duke theksuar se do të ishte një mundësi të dëgjohen idetë e ish-presidentit amerikan për mënyrën e mundshme për t'i dhënë fund luftës me Rusinë, raportojnë mediat britanike. 

 Fushata e Trampit konfirmoi sot se nuk kishte asnjë kontakt zyrtar midis Zelenskit dhe ish-presidentit amerikan.

 "Nuk ka pasur asnjë kontakt me Zelenskin, por presidenti Tramp qartë ka thënë se nuk do të ishte e përshtatshme që ai ta vizitojë Ukrainën tani që ai nuk është komandanti i përgjithshëm i ushtrisë amerikane", thuhet në mesazhin elektronik nga fushata e Trampit.

 Kandidatët presidencialë të SHBA-së shpesh udhëtojnë jashtë vendit për ta vendosur skenën për politikën e tyre të jashtme. Ish-kandidatët republikanë të cilët ndërkohë  kanë hequr dorë nga kandidatura e tyre, për shembull, ish-nënpresidenti amerikan, Majk Pens dhe ish-guvernatori i Nju Xhersit, Kris Kristi, kanë vizituar Ukrainën gjatë fushatës së tyre aktive për nominimin presidencial republikan.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR