Trampi nesër do të emërohet president i SHBA-së
- – Donald Trampi nesër, sipas ligjeve amerikane, do të emërohet president i SHBA-së.
- Post By Fitore Curri
- 18:21, 16 dhjetor, 2024
Uashington, 16 dhjetor 2024 (MIA) – Donald Trampi nesër, sipas ligjeve amerikane, do të emërohet president i SHBA-së.
Edhe pse Trampi nesër do të emërohet president i SHBA-së, ende nuk ka përfunduar procesi zgjedhor. Pasi shtetet veçmas do t’i dorëzojnë procesverbalet nga votimi i kolegjeve, Kongresi i rinovuar (gjithashtu i zgjedhur më 5 nëntor, plotësisht për Dhomën e Përfaqësuesve dhe pjesërisht për Senatin) do të ketë seancë më 3 janar, kur nënpresidentja Kamalla Haris do ta konfirmojë humbjen e saj.
Tri ditë më vonë, Kongresi do ta ratifikojë zgjedhjen e Trampit, inaugurimi i të cilit është caktuar në mesditë më 20 janar, kur ai do të bëjë betimin para kryetarit të Gjykatës Supreme dhe zyrtarisht do të bëhet presidenti i 47-të i SHBA-së. Trampi më parë ishte presidenti i 45-të amerikan. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s