Trampi nënshkruajti urdhër ekzekutiv për të nisur programin e vetë-deportimit
- Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, kumtoi se ka nënshkruar urdhër ekzekutiv me të cilin vendoset programi i parë për "deportimin e vetë-iniciuar të emigrantëve të paligjshëm".
- Post By Lindita Sulejmani
- 13:11, 10 maj, 2025
Uashington, 10 maj 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, kumtoi se ka nënshkruar urdhër ekzekutiv me të cilin vendoset programi i parë për "deportimin e vetë-iniciuar të emigrantëve të paligjshëm".
"Sot nënshkrova një urdhër ekzekutiv për të filluar programin e parë të vetë-deportimit në histori. Të huajt e paligjshëm që qëndrojnë në Amerikë do të përballen me ndëshkime, përfshirë deportimin e menjëhershëm, në një vend dhe në një mënyrë që ekskluzivisht ne do ta zgjedhim", shkroi Tramp në rrjetin social Truth Soushëll.
Ai, gjithashtu, theksoi se të gjithë të huajt e paligjshëm duhet të "rezervojnë menjëherë një fluturim falas". ls/
Foto: Arkiv