• e shtunë, 23 nëntor 2024

Trampi në tubim arrin me kamion të bërllokut: Kjo është në nder të Kamallës dhe Bajdenit

Trampi në tubim arrin me kamion të bërllokut: Kjo është në nder të Kamallës dhe Bajdenit

Uashington, 31 tetor 2024 (MIA) - Kandidati republikan për president Donald Tramp, pas deklaratës fyese të presidentit Xho Bajden për mbështetësit e tij të cilët ai i quajti "plehra", mbrëmë në një nga mitingjet e fundit para zgjedhjeve në Uiskonsin mbajti fjalim me një jelek ngjyrë portokalli siç mbajnë grumbulluesit e plehrave, ndërsa në ngjarje u paraqit me një kamion për mbeturina.

"A ju pëlqen kamioni im i bërllokut? Kjo është në nder të Kamalës dhe Xho Bajdenit", u tha Trampi gazetarëve.

Në tubim, ai më pas iu drejtua mbështetësve: "Më duhet të filloj duke thënë se 250 milionë amerikanë nuk janë plehra", tha ai, duke iu referuar një deklarate të Xho Bajdenit- ku siç u përpoq ta shpjegonte më vonë (Bajdeni), kinse ka qenë një gafë, mbështetësit e Trampit i quajti - "plehra".

Bajdeni dy ditë më parë foli për një komedian në një nga tubimet e Trampit në Madison Skver Garden i cili Portorikon e quajti një "ishull lundrues të mbeturinave".

"Pra, më lejoni t'ju tregoj diçka. Portorikanët që i njoh janë njerëz të mirë, të denjë dhe të ndershëm”, tha Bajdeni në ngjarjen e cila u organizua për të inkurajuar më tej votuesit që të shkojnë në qendrat e votimit dhe të mbështesin Kamala Harisin.

"Të vetmit plehra që shoh që qarkullojnë janë mbështetësit e tij. Demonizimi i tij ndaj latinoamerikanëve është joamerikane", vazhdoi Bajdeni.

Damn!! Biden is truly out of fucks to give and I love it! 🤣


"The only garbage I see floating out there is his supporters.”

pic.twitter.com/hD5SCf1GWQ

— CALL TO ACTIVISM (@CalltoActivism) October 30, 2024

Shtëpia e Bardhë u përpoq shpejt ta minimizojë dëmin.

Zëdhënësi Endrju Bejts tha se Bajdeni mendonte në "retorikën e urrejtjes" në tubimin në Nju Jork, ndërsa jo mbështetësve të ish presidentit. Së shpejti dhe vetë Bajdeni u deklarua në rrjetet sociale.

"Më herët sot e quajta pleh retorikën urrejtëse për Portorikon e përhapur nga një mbështetës i Trampit në tubimin në Medison Skver Garden – që është e vetmja fjalë që mund të mendoj për ta përshkruar atë. Demonizimi i tij ndaj latinoamerikanëve është i pamatur. Kjo është gjithçka që doja të thoja. Komentet në atë tubim nuk pasqyrojnë kush jemi ne si komb", shkroi ai në X. rq/

Foto: skrinshot Si-En-En

 

QËNDRONI TË LIDHUR