• e martë, 24 dhjetor 2024

Trampi kritikoi Bajdenin për faljen e djalit të tij Hanter

Trampi kritikoi Bajdenin për faljen e djalit të tij Hanter

Uashington, 2 dhjetor 2024 (MIA) - Pasi presidenti amerikan Xho Bajden e shfrytëzoi rastin për të falur djalin e tij Hanter, ka folur edhe presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp i cili e kritikoi ashpër Bajdenin për një hap të tillë.

Në reagimin e parë pas vendimit të Bajdenit, Trampi është prononcuar në rrjetin social “Truth social” dhe e krahasoi lëvizjen me vendimin ku protestuesit që morën pjesë në trazirat në Kapitol Hill më 6 janar 2021 u dënuan me disa vite burg.

Vallë falja për Hanterin përfshinë edhe pengjet e J-6 (6 janarit) të cilët tani janë në burg prej vitesh? Çfarë abuzimi dhe dështim i drejtësisë!”, ka deklaruar Trampi.

Reagim të ngjashëm ka pasur edhe djali i tij Donald Trampit.

"Të gjithë e dinin se do ta bënte këtë. Ai thjesht donte ta merrte atë vendim në një kohë kur kjo nuk paraqet më pasojë të mundshme për demokratët", ka thënë djali i Trampit.

Edhe zëdhënësi i Trampit, Stiven Çeung, gjithashtu ka komentuar veprimin e Bajdenit.

"Ai sistem i drejtësisë duhet të rregullohet dhe proceset të bëhen të vlefshme. Këtë pikërisht do ta bëjë presidenti Tramp kur do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë me një mandat të fuqishëm nga populli amerikan", nënvizon ai.

foto: arkivi i MIA-s/“Truth social”

 

QËNDRONI TË LIDHUR