• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Trampi kërkon nga senatorët ta mbështesin Gecin për prokuror shtetëror

Trampi kërkon nga senatorët ta mbështesin Gecin për prokuror shtetëror

Uashington, 19 nëntor 2024 (MIA) – Komiteti për etikë në kuadër të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së nesër do të vendosë për hapat e ardhshëm në hetimin kundër Mat Gec, të cilin presidenti i porsazgjedhur Donald Tramp e nominoi për prokuror shtetëror. 

Gjithnjë e më shumë senatorë republikanë bëjnë thirrje për publikim të të dhënave nga hetimi për Gecin, i cili po përballet me akuza për keqpërdorim seksual të një të miture dhe përdorim të drogës. 

Sipas Aksios, Trampi personalisht lajmërohet te senatorët, duke i shtyrë që ta konfirmojnë zgjedhjen e Gecit për prokuror shtetëror. 

“Ai dukshëm e dëshiron Met Gecin”, tha senatori Kevin Kramer, i cili ka marrë thirrje nga Trampi. “Ai beson se Met Gec është personaliteti i vetëm i cili nuk do të ketë frikë dhe do të ketë egërsi, me të vërtetë, ta bëjë atë që duhet të bëjë në Ministrinë e Drejtësisë”, thotë senatori. 

“Një gjë për Donald Trampin, njerëzit asnjëherë nuk duhet ta përziejnë mbështetjen e tij për ndonjë nga të nominuarit e tij si mjet taktik ose strategjik për dikë tjetër”, tha Kramer. “Dhe të paktën deri në këtë moment, ai e vendos kapitalin e tij politik pas kësaj. Ndërsa ai është njeri mjaft i bindshëm”, tha Kramer. 

Një senator tjetër, gjithashtu, konfirmoi për Aksios se Trampi ka kontaktuar, duke ju bërë thirrje senatorëve që të qëndrojnë pas tij. 

Avokati që përfaqëson dy gra që dëshmuan para komitetit të etikës së Dhomës së Përfaqësuesve që hetonte Met Gecin, tha në një intervistë se ish-kongresmeni i paguante gratë që të bënin seks me të. Të dyja gratë ishin të rritura në atë kohë, por gjithashtu si pjesë e hetimit të kongresit, njëra prej tyre dëshmoi se ajo ishte dëshmitare e asaj se Gec ka bërë seks me një vajzë 17-vjeçare në të njëjtën festë, ku ajo mori pjesë, njoftoi Ej-Bi-Si Njuz.

Gec dha dorëheqje nga pozicioni i tij si përfaqësues republikan i Floridës javën e kaluar, sapo u nominua nga presidenti i zgjedhur Donald Tramp për të qenë prokuror i përgjithshëm i SHBA-së. Kjo mbylli menjëherë hetimin e Kongresit dhe megjithë presionin, Dhoma e Përfaqësuesve nuk ka pranuar ende që të publikojë raportin e hetimit për publikun ose Senatin e SHBA-së, organi i ngarkuar me konfirmimin e nominimit të Gecit. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR