• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Trampi i kënaqur nga takimi me kinezët në Madrid: Takimi i rëndësishëm kaloi shumë mirë

Trampi i kënaqur nga takimi me kinezët në Madrid: Takimi i rëndësishëm kaloi shumë mirë

Uashington, 15 shtator 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, sot, pas takimit tregtar mes SHBA-së dhe Kinës në Madrid, në rrjetin e tij social Truth Social shkroi se bisedimet kaluan mirë dhe se janë afër marrëveshjes.

"Takimi i madh tregtar në Evropë mes SHBA-së dhe Kinës kaloi SHUMË MIRË! Së shpejti do të përfundohet. Është arritur marrëveshje edhe për një kompani "të caktuar" që të rinjtë në vendin tonë me të vërtetë duan ta shpëtojnë. Ata do të jenë të lumtur! Do të bisedoj me presidentin Si të premten. Lidhja mbetet shumë e fuqishme!!!", shkroi Tramp në Truth Social, dukshëm duke menduar për aplikacionin TikTok.

Ministri amerikan i Financave, Skot Besent, sot deklaroi se në negociatat tregtare me kinezët në Madrid është arritur kornizë për marrëveshje për këtë aplikacion, që do ta hapë rrugën për bartjen e tij në pronësi amerikane.

besent shtoi se hollësi shtesë do të konstatohen të premten, në takimin mes Trampit dhe presidentit kinez Si Xhinping. ab/

foto:Truth Social  

QËNDRONI TË LIDHUR