Trampi: Grenlanda na duhet për sigurinë kombëtare, NATO duhet të ndërmarrë rol udhëheqës në atë proces
- – “SHBA-së i duhet Grenlanda për arsye në lidhje me sigurinë kombëtare. Ajo është me rëndësi kyçe për ‘Kupolën e artë’ të cilën po e ndërtojmë, ndërsa NATO duhet të ndërmarrë rol udhëheqës në atë proces”, tha presidenti amerikan Donald Tramp në një publikim në rrjetin e tij social “Tru soushëll”.
- Post By Fitore Curri
- 14:38, 14 janar, 2026
Uashington, 14 janar 2026 (MIA) – “SHBA-së i duhet Grenlanda për arsye në lidhje me sigurinë kombëtare. Ajo është me rëndësi kyçe për ‘Kupolën e artë’ të cilën po e ndërtojmë, ndërsa NATO duhet të ndërmarrë rol udhëheqës në atë proces”, tha presidenti amerikan Donald Tramp në një publikim në rrjetin e tij social “Tru soushëll”.
Trampi theksoi se Uashingtoni nuk do të lejojë që forca të tjera ta ndërmarrin nismën.
“Nëse ne nuk e bëjmë këtë, Rusia dhe Kina do ta bëjnë këtë, ndërsa kjo nuk do të ndodhë”, shkroi ai me shkronja të mëdha.

Duke folur për dimensionin ushtarak, Trampi theksoi se pa fuqinë e madhe të SHBA-së, e cila, thotë ai, e ka ndërtuar në masë të madhe gjatë mandatit të tij të parë, ndërsa tani e ngrit në nivel edhe më të lartë, NATO nuk do të ishte forcë efikase ose mjet serioz për përgjigje.
“Ata e dinë këtë, por edhe unë e di këtë. NATO po mbetet shumë më e fuqishme dhe më efikase me Grenlandën në duart e SHBA-së. Gjithçka që është më pak se kjo është e papranueshme”, përfundoi Trampi duke e nënshkruar porosinë si “president DJT”. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s