Trampi fitoi 295 vota elektorale, Harris 226
- Donald Tramp, kandidati republikan për president të SHBA-së, në zgjedhjet presidenciale ka fituar 295 vota elektorale dhe e fitoi kandidaten e Partisë Demokratike, Kamala Haris, e cila ka fituar 226 elektorë, tregojnë projeksionet më të reja të Asoshiejted pres.
- Post By Melahat Baftija
- 07:36, 7 nëntor, 2024
Uashington, 7 nëntor 2024 (MIA) - Donald Tramp, kandidati republikan për president të SHBA-së, në zgjedhjet presidenciale ka fituar 295 vota elektorale dhe e fitoi kandidaten e Partisë Demokratike, Kamala Harris, e cila ka fituar 226 elektorë, tregojnë projeksionet më të reja të Asoshiejted pres.
Tramp e ka fituar, Ajdaho, Juta, Montana, Dakotën Jugore dhe Veriore, Nebraskën, Kanzas, Oklahoma, Teksas, Miçigan, Viskonsin, Ajova, Misuri, Arkanzas, Luiziana, Indiana, Kentaki, Tenesi, Misisipi, Alabama, Florida, Xhorxhia, Karolina Veriore, Ohajo, Virxhinia Perëndimore, Aljaska dhe Pensilvania.
Edhe pse ende nuk kjanë numëruar të gjitha votat, Tramp prin edhe në Nevada dhe Arizona, shtojnë mediat amerikane.
Harris ka fituar në qarkun Kolumbia, Merilend, Delaver, Nju Xhersi, Konektikat, Rod Ajlend, Masaçusets, Nju Hempshir, Vermont, Nju-Jork, Mejn, Virxhinia, Ilinois, Minesota, Kolorado, Meksiko e Re, Uashington, Oregon, Kalifornia dhe Havai.
Tramp prinë edhe pas votave të marra, deri më tani ka fituar 72,6 milionë vota, ndërsa Harris 67,9 milionë vota. mb/
Foto: MIA