• e shtunë, 23 nëntor 2024

Trampi e nominoi shefin e kompanisë së naftës "Liberti energji" Kris Rajt sekretar të energjetikës

Trampi e nominoi shefin e kompanisë së naftës

Uashington, 17 nëntor 2024 (MIA) – Presidenti i porsazgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp, paralajmëroi se për sekretar të energjetikës do ta nominojë Kris Rajt, drejtor ekzekutiv i kompanisë së naftës “Liberti energji”. 

Rajt është themelues dhe drejtor ekzekutiv i “Liberti energji” me seli në Denver, ofrues kryesor i shërbimeve energjetike në Amerikën e Veriut. Pritet që Rajt ta mbështesë planin e Trampit që ta maksimizojë prodhimtarinë e naftës dhe gazit, si dhe të gjejë mënyra për rritjen e prodhimtarisë së energjisë elektrike. 

Rajt sipas gjitha gjasave do ta ndjekë edhe qëndrimin e Trampit kundër bashkëpunimit global në luftën kundër ndryshimeve klimatike 

Rajt i kritikoi aktivistët ekologjikë për krijimin e ankthit të panevojshëm mes njerëzve dhe krahasoi përpjekjet e demokratëve për të luftuar ngrohjen globale me komunizmin e stilit sovjetik. "Nuk ekziston një gjë e tillë si kriza klimatike dhe ne nuk jemi në mes të një tranzicioni energjetik," tha Rajt në videon e publikuar vitin e kaluar.

Rajt ishte në ballinat e gazetave në vitin 2019 kur piu lëng fracking në kamerë për të provuar se nuk ishte i rrezikshëm.

Gjatë administratës së Bajdenit, prodhimi i naftës në SHBA arriti nivelin më të lartë në historinë e vendit, kujton Rojters, duke shtuar se nuk është e sigurt se deri në çfarë mase Rajt dhe administrata e ardhshme Tramp do të jenë në gjendje ta tejkalojnë këtë shkallë. Shumica e vendimeve të shpimit merren nga kompani private që operojnë në tokë që nuk është në pronësi të qeverisë federale, theksoi agjencia.

Ministria amerikane e energjetikës është e detyruar për diplomacinë energjetike dhe e mbikëqyr Rezervatin Strategjik të Naftës, të cilin Trampi tha se dëshiron ta plotësojë. Përveç kësaj, departamenti ka programe për grante dhe hua për zhvillim të teknologjisë energjetike. 

Sekretari për energjetikë e mbikëqyr edhe kompleksin amerikan për armë bërthamore, mbeturinat bërthamore dhe 17 laboratorë kombëtarë. 

Nëse Senati e përcakton Rajtin për ministër të energjetikës, ai do ta marrë funksionin nga Xhenifer Granholm, mbështetëse e automobilave elektrikë, burimeve të reja të energjisë siç janë energjia gjeotermale dhe era, energjia solare dhe bërthamore. 

Rajt, gjithashtu, sipas gjitha gjasave do të përfshihet në dhënien e lejeve për transmetim dhe zgjerim të energjisë bërthamore, e cila gëzon mbështetje edhe te republikanët edhe te demokratët. 

Kërkesa e energjisë elektrike në SHBA u rrit për herë të parë pas dy dekadave. Kjo ka të bëjë me ngjarjet e shumta në sferat siç janë inteligjenca artificiale, automjetet elektrike dhe kriptovalutat. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR