• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Trampi e kritikoi idenë që gratë të mos u tregojnë burrave të tyre për kë votojnë

Trampi e kritikoi idenë që gratë të mos u tregojnë burrave të tyre për kë votojnë

Uashington, 2 nëntor 2024 (MIA) - Ish-presidenti amerikan, Donald Tramp sot e kritikoi idenë që gratë të mos u tregojnë burrave të tyre për kë votojnë, pasi që demokratja, Kamala Haris në reklamën parazgjedhore i porositi gratë të mos ndajnë me partnerët e tyre se për kë do të votojnë.

"A mund të paramendoni që gruaja të mos i tregojë burrit të vet se për kë do të votojë? A keni dëgjuar ndonjëherë për diçka të tillë? Madje edhe po të keni raport të keq, do t'i tregoni burrit. Kjo është reklamë qesharake. Marrëzi", tha Tramp.

Ai, gjithashtu, i dënoi komentet e biznesmenit Mark Kuban se Trampi "i eviton gratë e fuqishme, inteligjente", transmeton Si-En-En. ab/

Foto: ЕPА

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR