• e shtunë, 29 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Trampi e konfirmoi takimin me Zelenskin

Trampi e konfirmoi takimin me Zelenskin

Uashington, 26 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, konfirmoi se të premten do të takohet me homologun e tij ukrainas Volodimir Zelenski.

“Ne do të nënshkruajmë një marrëveshje që është shumë e rëndësishme”, deklaroi Trampi, duke shtuar se bëhet fjalë për një marrëveshje që lidhej me burimet minerale të Ukrainës.

Ai theksoi se administrata e tij "bashkëpunon mirë me Rusinë" dhe vlerësoi punën e ekipit të tij për atë që ai e quajti "një punë të kryer mirë".

Tramp theksoi se administrata e mëparshme amerikane e ka vënë vendin në një "pozitë shumë të keqe".

“Por ne arritëm të lidhim një marrëveshje me të cilën do të kthejmë paratë tona dhe do të marrim shumë më tepër në të ardhmen”, tha Tramp.

Presidenti amerikan theksoi se taksapaguesit amerikanë nuk duhet të paguajnë më shumë për Ukrainën sesa evropianët.

Trampi gjithashtu paralajmëroi se është e mundur arritja e armëpushimit ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës. 

Marrëveshja ndëermjet SHBA-së dhe Ukrainës për burimet minerale ka të bëjë me ndarjen e burimeve të Ukrainës, si titani, grafiti, litiumi dhe metalet e rralla të tokës, si kompensim për ndihmën e amerikës për Ukrainën dhe garancitë e mundshme të sigurisë në të ardhmen. ls/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR