• e enjte, 26 dhjetor 2024

Trampi duhet t'i paguajë Xhin Kerolit 83,3 milionë dollarë dëmshpërblim për shpifje

Trampi duhet t'i paguajë Xhin Kerolit 83,3 milionë dollarë dëmshpërblim për shpifje

Nju-Jork, 27 janar 2024 (MIA) - Porota në gjykatën federale në Nju-Jork e urdhëroi ish-presidentin amerikan, Donald Tramp t'i paguajë dëmshpërblim prej 83,3 milionë dollarëve Elizabet Xhin Kerol, e cila e akuzoi se e ka shkatërruar imazhin e saj prej gazetareje të besueshme me mohimin se e ka dhunuar para pothuajse tre dekadave.

"Kjo është absolutisht qesharake. Nuk dakordohem dhe do të ankohem për tërë këtë gjueti shtrigash në regji të Bajdenit, fokusuar tek unë dhe Partia republikane. Sistemi ynë juridik është jashtë kontrollit dhe po përdoret si armë politike. Kjo nuk është Amerika", tha Tramp.

Kerol (80) gjatë gjykimit dëshmoi se Tramp (77) e ka dhunuar në shtëpinë e mallrave "Bergdorf Gudman" në Menhetën nga fundi i vitit 1995, dhe më pas e ka shkatërruar imazhin e saj me dhe atë që në tetor të vitit 2022 shkroi se pohimet e saj janë mashtrim dhe gënjeshtër e plotë.

Atëherë Tramp pohoi se Keroll, ish-kolumniste e magazonës "El" dhe anëtare e regjistruar e partisë demokratike. i ka fabrikuar thëniet për ta rritur shitjen e memoareve të saj në vitin 2019 dhe ta dëmtojë politikisht. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR