• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Trampi do t’i falë pjesëmarrësit në sulmin në Kapitoll Hill që në ditën e parë të mandatit

Trampi do t’i falë pjesëmarrësit në sulmin në Kapitoll Hill që në ditën e parë të mandatit

Uashington, 9 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp paralajmëroi se që në ditën e parë të mandatit të tij do t'i falë të gjithë personat që morën pjesë në sulmin në Kapitoll Hill më 6 janar 2021.

"Do të veproj shumë shpejt, që ditën e parë," tha Trampi në një intervistë për En-Bi-Si njuz në pyetjen se kur planifikon të falë mbështetësit e tij të akuzuar për sulmin qëllimi i të cilit ka qenë parandalimi i humbjes së tij në zgjedhjet e vitit 2020.

Tramp theksoi se mund të ketë "disa përjashtime" nga falja nëse njerëzit kanë vepruar "radikalisht" gjatë sulmit ku jetën e humbën pesë persona, ndërsa u lënduan qindra, përfshirë 174 policë.

Ai i përshkroi proceset gjyqësore kundër mbështetësve të tij të padrejta dhe nuk përjashtoi faljen e më shumë se 900 të pandehurve që tashmë e kanë pranuar fajin, përfshirë edhe ata të akuzuar për dhunë.

“Do të shikojmë secilin rast veç e veç”, ka thënë Trampi. 

foto: arkivi



QËNDRONI TË LIDHUR