Trampi: Do të duhet të mendojmë për mbështetjen e Maçados për të udhëhequr Venezuelën
- Presidenti amerikan Donald Tramp, flet për Foks njuz ku, kur u pyet nëse do ta mbështeste lideren e opozitës, Marija Korina Maçado, e cila për momentin është në Norvegji, për të marrë kontrollin e Venezuelës, tha se "do të duhet ta shqyrtojmë këtë menjëherë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:08, 3 janar, 2026
Uashington, 3 janar 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp, flet për Foks njuz ku, kur u pyet nëse do ta mbështeste lideren e opozitës, Marija Korina Maçado, e cila për momentin është në Norvegji, për të marrë kontrollin e Venezuelës, tha se "do të duhet ta shqyrtojmë këtë menjëherë.
"Ata (Venezuela) kanë një zëvendëspresident, siç e dini. Nuk e di se çfarë lloj zgjedhjesh ishin, por, e dini, zgjedhja e Maduros ishte një turp", tha Trampi.
Arrestimi i Maduros "dërgon një sinjal se ne nuk do të jemi më, nuk do të na shtyjnë më përreth", tha Trampi.
Ai theksoi ShBA humbasin qindra mijëra njerëz në vit për shkak të drogës dhe shtoi se ShBA "nuk do të lejojnë që kjo të ndodhë përsëri".
Lidhur me operacionin në Venezuelë Trampi tha se ishte planifikuar të kryhej katër ditë më parë, "por koha nuk ishte e përsosur.
"Koha duhet të jetë e përsosur... papritmas u hap dhe thamë të shkojmë", tha ai.
Tramp shtoi se kur Maduro u kap, ai ishte "në një shtëpi që dukej më shumë si një fortesë sesa si një shtëpi" me "çelik të fortë përreth tij".
Foto: DPA