• e shtunë, 23 nëntor 2024

Trampi dhe Harrisi sot kanë fushata përmbyllëse në Arizonë dhe Nevadë

Trampi dhe Harrisi sot kanë fushata përmbyllëse në Arizonë dhe Nevadë

 Uashington, 31 tetor 2024 (MIA) - Fushata për zgjedhjet presidenciale në SHBA sot është zhvendosur në pjesën jugperëndimore të vendit, ku nënpresidentja Kamala Harrisi dhe ish-presidenti Donald Trampi japin argumente përmbyllëse për votuesit në shtetet kritike të "paqëndrueshme" të Arizonës dhe Nevadës.

 Kandidatët pritet të apelojnë deri te votuesit jugperëndimorë në këto shtete, dhe të diskutojnë për sigurinë e kufijve, njëra nga temat më të rëndësishme në fushatë. 

 Në Arizonë, Trampi shkon në Glendejl, periferi në Feniksit, ku mbanë fjalim sëbashku me Taker Karlson, komentator konservator me një sërë polemikash pas tij.

 Harrisi përsëri do të mbajë fjalim në tubimin në Feniks, ku do të shfaqet "Los Tigres del Norte", grup i njohur norteno meksikan  me seli në Kaliforni.

 Në vitin 2020 Trampi e humbi Arizonën me më pak se 11.000 vota, dhe tani mbetet njëra nga shtetet më të kontestuara. Në fletëvotim është edhe masa kalimet e paligjshme të kufirit të bëhen krime shtetërore, kështu që republikanët besojnë se kjo do të ndihmojë në motivimin e sa më shumë votuesve për Trampin. Demokratët nga ana tjetër po tentojnë të mobilizojnë votuesit me masën që do të votohet nëse në kushtetutën e shtetit do të përfshihej e drejta e abortit.

 Me vizitat e tyre në Nevada, ku jeton një numri  madh i punëtorëve të industrisë së shërbimeve, të dy kandidatët do të kthehen në shtetin ku njoftuan planet për të shfuqizuar taksën e bakshishit për punëtorët me orë.

 Trampi do të jetë në qytetin Henderson, drejtëpërdrejtë jashtë Las Vegasit. Harris do të jetë në Rino dhe Las Vegas, ku do të shfaqet me pop ikonën Xhenifer Lopezin dhe "Manja", pop-rok grupi meksikan. 

 Gara në jugperëndim vjen pas deklaratave skandaloze të kësaj jave për “plehra” që lidhen me këtë kombësi në SHBA. Të dielën, komediani Toni Hiçklif tubimin e Trampit tha se Portoriko është një "ishull mbeturinash lundrues". Pardje, gjatë një videolidhjeje mes liderëve të Amerikës së Jugut në SHBA me Xho Bajdenin, presidenti aktual bëri një gafë duke i quajtur “plehra” ndjekësit e Trampit nga ky komunitet. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR