• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Trampi dëshiron ta heqë llogaritjen verore të kohës

Trampi dëshiron ta heqë llogaritjen verore të kohës

Uashington, 14 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp, ka njoftuar se kur të marrë detyrën më 20 janar, Partia e tij Republikane do të angazhohet për "shfuqizimin e llogaritjes verore të kohës" në SHBA për të shmangur ndërrimin sezonal të kohës. “Llogaritja verore e kohës është e papërshtatshme dhe shumë e shtrenjtë për vendin tonë”, njoftoi Trampi në platformën e tij “Truth Social”.

Elon Musk, multimiliarderi i cili u emërua së fundmi nga Donald Tramp për të udhëhequr komitetin për reduktimin e shpenzimeve qeveritare, komentoi anketën në rrjetin e tij social X në fund të nëntorit që tregoi se më shumë se 80 për qind e votuesve amerikanë duan t'i japin fund llogaritjes verore të kohës.

“Duket se njerëzit duan të hiqen ndryshimet e bezdisshme të orës!”, shkroi shefi i SpaceX dhe Tesla.

Por, dëshira e Donald Trampit që të hiqet llogaritja verore e kohës duket se është në kundërshtim me qëndrimin e shumicës së Partisë Republikane, e cila në vitin 2022 ka përgatitur draft-ligj që kjo të bëhet e përhershme, transmeton Indeks.hr.

“Ndryshimi i kohës është koncept i vjetër, i cili është burim zhgënjimi dhe konfuzioni”, thoshte atëherë senatori Marko Rubio, autori i draft-ligjit, të cilin Trampi e nominoi sekretar të tij shtetëror. 

Sipas Rubio, ka lidhje të drejtpërdrejtë shkak-pasojë mes ndryshimeve të orës dhe rritjes së sulmeve në zemër dhe aksidentet në komunikacion dhe i promovoi efektet potenciale të llogaritjes së vazhdueshme të kohës verore ndaj ekonomisë. 

Në vitin 2019, kur Marko Rubio e inicio këtë ligj, presidenti Donald Tramp shkroi: “Është në rregull që llogaritja verore e kohës të jetë e përhershme!

Disa ligjvënës amerikanë duan të ruhet llogaritja dimërore e kohës gjatë gjithë vitit, disa kërkojnë të mbeten në llogaritjen verore, përderisa të tjerë të qëndrojë status kuo. Presidenti Xho Bajden asnjëherë nuk ka marrë qëndrim të qartë për këtë çështje. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR