• e enjte, 26 dhjetor 2024

Trampi: Bajdeni është në anën e terroristëve, botën e çon drejt Luftës së Tretë Botërore

Trampi: Bajdeni është në anën e terroristëve, botën e çon drejt Luftës së Tretë Botërore

 Uashington, 9 maj 2024 (MIA) - Ish-presidenti amerikan dhe kandidat presidencial gjithnjë e më i mundshëm republikan për zgjedhjet në nëntor, Donald Trampi, ka kritikuar presidentin aktual Xhozef  Bajdenin për kushtëzimin e dërgesave të armëve dhe mbështetjen e  Izraelit me përmbajtje nga një "pushtim i plotë" i  Rafës.

Tramp e akuzoi Bajdenin se është në anën e ekstremistit palestinez Hamas, raportuan sot mediat izraelite. 

 Trampi në rrjetet sociale ka shkruar se "Krimineli Xho është në anën e terroristëve", duke aluduar në Hamasin dhe deklaroi se Bajdeni "anon në turmat radikale që kanë pushtuar kampuset sepse donatorët e tij po i financojnë".

 "Bajdeni është i dobët, i korruptuar dhe e çon botën drejtpërdrejt në Luftën e Tretë Botërore", tha ish-lideri amerikan, duke përsëritur se lufta midis Izraelit dhe Hamasit nuk do të kishte filluar nëse ai do të ishte president.

Presidenti amerikan Xho Bajdeni mbrëmë në një intervistë për Si-En-En-in deklaroi se vendi i tij nuk do ta furnizojë Izraelin me armë sulmuese që mund të përdoren për të kryer një "sulm të plotë" në Rafah, bastioni i fundit i Hamasit në Gazë, për shkak të shqetësimit për jetët e më shumë se një milion civilëve që janë strehuar atje. 

Bajdeni në intervistë tha se SHBA-ja mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e Izraelit, të cilit do t'i dërgojnë raketa përgjuese për "Kupolën e Hekurt" dhe armë të tjera mbrojtëse, por nëse Izraeli "shkon" në Rafah, Uashingtoni nuk do ta furnizojë me armë sulmuese. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR