• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Tramp: Zoti më shpëtoi

Tramp: Zoti më shpëtoi

Uashington, 14 korrik 2024 (MIA) - Ish-presidenti amerikan Donald Tramp foli pas tentimit për atentat ndaj tij në Pensilvani, duke i falënderuar "të gjithë për mendimet dhe lutjet tuaja", sepse vetëm Zoti parandaloi të ndodhë e paparamendueshmja".

"Nuk do të jemi në frikë, por do të qëndrojmë fuqishëm në besimin tonë dhe përballë së keqes. Dashuria jonë është ndaj viktimave dhe familjeve të tyre. Lutemi për rikuperim të të lënduarve, ndërsa në zemër e ruajmë kujtimin e një bashkëqytetari i cili poashtu ihte vrarë", kumtoi Tramp në rrjetin e ri social "Truth Social".

Tramp u bëri thirrje amerikanëve për unitet "që të mos fitojë e keqja".

"Në këtë moment, më me rëndësi se kurdo herë është të mbetemi të bashkuar dhe ta tregojmë karakterin e vërtetë si amerikanë, duke mbetur të fuqishëm dhe vendimtarë dhe duke mos e lejuar të keqen të fitojë. Me të vërtetë e dua vendin tonë dhe ju dua të gjithëve dhe me padurim pres edhe një tubim të kombit tonë të madh këtë javë në Viksonsin". ab/

Fotо: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR