• e diel, 20 tetor 2024

Tramp: Vdekja e Sinvar do të lehtësojë paqen në Gazë

Tramp: Vdekja e Sinvar do të lehtësojë paqen në Gazë

Detroit, 19 tetor 2024 (MIA) - Kandidati amerikan për president, Donald Tramp, deklaroi sot se vdekja e liderit të lëvizjes palestineze “Hamas” Jahja Sinvar do të lehtësojë mundësinë për paqe në Gazë.

"Mendoj se kjo do t'i lehtësojë gjërat, tha Tramp, duke komentuar mundësitë për paqe në Gazë pas vdekjes së Sinvar. Ai e deklaroi këtë para gazetarëve që mbërrinin në një ngjarje të fushatës në qytetin Detroitit.

Ish-presidenti amerikan shtoi se ai planifikon të flasë së shpejti me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu. Ai vlerësoi liderin izraelit për punën e mirë, ndërsa kritikoi administratën e presidentit aktual amerikan Xho Bajden

"Bajden po përpiqet të përmbajë (Netanjahun), ndërsa ne me shumë gjasa duhet ta bëjmë pikërisht të kundërtën", tha Tramp.

Bajden dhe zëvendëspresidentja demokrate Kamala Haris, me të cilët Tramp përballet në një garë të ngushtë përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit në SHBA, mbajnë mbështetje të fortë për Izraelin në luftërat e tij në Gazë dhe Liban. Megjithatë, në fillim të kësaj jave Uashingtoni i dërgoi një letër Izraelit duke kërkuar që të përmirësojë situatën humanitare në Gazë ose të përballet me kufizime të mundshme për ndihmën ushtarake të SHBA. ls/

Foto:Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR