• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

FMN miratoi një këst të ri të ndihmës për Ukrainën në shumën prej 1,1 miliardë dollarë

FMN miratoi një këst të ri të ndihmës për Ukrainën në shumën prej 1,1 miliardë dollarë

Uashington, 19 tetor 2024 (MIA) – Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) miratoi dje rishikimin e pestë të programit për fond të zgjeruar (EFF) për Ukrainën, me të cilin Kievi do të marrë një këst të ri prej rreth 1,1 miliardë dollarësh. 

Kryeministri i Ukrainës, Denis Shmigall deklaroi se kësti i ri i FMN-së do të përdoret "për të mbuluar shpenzime të rëndësishme buxhetore të detyruara".

Ai shtoi se "gjatë revizionit është optimizuar edhe orari i kësteve për vitin 2025”, i cili sipas tij “do të tërheqë më shumë mjete në buxhetin e shtetit”.

Shmigal gjithashtu theksoi se Ukraina dhe FMN-ja kanë arritur marrëveshje në nivel ekspertësh për rishikimin e pestë të Programit për fond të zgjeruar (EFF), me vlerë prej 15,6 miliardë dollarë. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR