Tramp: Ukraina mund të harrojë NATO-n, Europa duhet t'i japë garanci sigurie
- Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, deklaroi se Ukraina “mund ta harrojë” anëtarësimin në NATO. Këtë ai e kumtoi në mbledhjen e parë të ekipit të tij qeveritar, vetëm pak ditë para vizitës së presidentit ukrainas Volodimir Zelenski në Shtëpinë e Bardhë, ku pritet të nënshkruhet marrëveshja për mineralet e rralla ukrainase.

Uashington, 26 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, deklaroi se Ukraina “mund ta harrojë” anëtarësimin në NATO. Këtë ai e kumtoi në mbledhjen e parë të ekipit të tij qeveritar, vetëm pak ditë para vizitës së presidentit ukrainas Volodimir Zelenski në Shtëpinë e Bardhë, ku pritet të nënshkruhet marrëveshja për mineralet e rralla ukrainase.
Tramp tha se planifikon të takohet me presidentin rus Vladimir Putin në një përpjekje për të arritur marrëveshje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, e cila filloi me pushtimin e Rusisë në 2022.
Tramp nuk zbuloi detaje për kompromise të mundshme midis dy palëve, por theksoi se ambicia e Ukrainës për t'u bashkuar me aleancën ushtarake perëndimore nuk është e arsyeshme.
"NATO? Harrojeni atë", tha Tramp. "Unë mendoj se kjo është ndoshta arsyeja pse filloi i gjithë ky konflikt," tha presidenti amerikan.
Ai shtoi se Evropa, jo SHBA-ja, duhet të ofrojnë garanci sigurie për Ukrainën si pjesë e planiT për t'i dhënë fund luftës.
"Ne nuk do të japim garanci sigurie, por do t'i kërkojmë Evropës ta bëjë këtë, sepse ata janë fqinjët e saj. Megjithatë, ne do të sigurohemi që gjithçka të shkojë ashtu siç duhet”, deklaroi Tramp. ls/
Foto: EPA