• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Tramp të martën do të dorëzohet në gjykatë në Nju Jork 

Tramp të martën do të dorëzohet në gjykatë në Nju Jork 

Uashington, 31 mars 2023 (MIA) - Donald Trump të martën do të dorëzohet prokurorin në Nju Jork, tha avokati i tij, duke këmbëngulur se ish-presidenti "nuk do të prangohet". Xho Takopina shtoi se akuzat - aktakuza e parë penale në historinë e një ish-presidenti amerikan - lidheshin me pagesat për të blerë heshtjen e aktores pornografike Stormi Daniels.

Prokurori i Nju Jorkut Alvin Breg kërkoi që Trump t'i dorëzohej gjykatës deri sot, por ky afat u shty për shkak të kërkesave të shërbimeve sekrete amerikane, lidhur me kushtet e veçanta për dorëzimin e një personi të rëndësishëm siç është ish-kreu i shteti , tha një burim për Foks njuz.

Ish-presidenti i SHBA-së u padit të premten si pjesë e një hetimi të gjatë nga prokurori i Manhatanit mbi pagesat sekrete, duke përfshirë 130.000 dollarë për aktoren pornografike Stormi Daniels dhe 150.000 dollarë për ish-modelen e Plejboj, Karen MekDugall.

Mediat amerikane më herët kanë raportuar se si duket protokolli pas aktakuzës – pas dorëzimit në stacion policor, merren shenjat e gishtave, i akuzuari fotografohet dhe i merren informacionet themelore, pas së cilës i akuzuari mbahet të paktën disa orë.

I akuzuari duhet të dorëzojë celularin dhe sendet e tjera personale dhe shpeshherë avokatët nuk mund të jenë me të akuzuarin kur kalojnë këtë proces dhe i këshillojnë të mos bëjnë asnjë deklaratë.

Vendimi për të ngritur akuza kundër ish-presidentit amerikan Donald Tramp pasoi pas hetimit nëse Tramp falsifikoi dokumente biznesi kur i pagoi Stormi Daniels 130.000 dollarë përmes avokatit të tij për ta penguar atë të fliste për lidhjen e tyre të dyshuar, raportuan më parë agjencitë amerikane.

Tramp është presidenti i parë amerikan në histori që ndiqet penalisht. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR