• e enjte, 26 shtator 2024

Tramp: Po përballem me kërcënime të mëdha nga Irani

Tramp: Po përballem me kërcënime të mëdha nga Irani

 Uashington, 25 shtator 2024 (MIA) - Ish-presidenti amerikan dhe kandidat republikan i zgjedhjeve në SHBA, Donald Tramp sot deklaroi se po përballet me "kërcënime të mëdha nga Irani". 

 "Irani përbën një rrezik të madh për jetën time. E gjithë ushtria amerikane sheh dhe pret", ka shkruar Trampi në rrjetin e tij social Truth Social. 

 Ai tha se Irani "tashmë ka ndërmarrë masa dhe nuk ka pasur sukses, po do të mundohet sërish".

 "Jam i rrethuar nga shumë njerëz dhe armë si kurrë më parë", shtoi Trampi. 

 Ekipi parazgjedhor i Trampit dje bëri të ditur se shërbimet e intelegjencës amerikane e paralajmëruar ish presidentin për kërcënimet e Iranit se do ta vrasë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR