• e premte, 27 shtator 2024

Tramp paralajmëroi tubim në vendin e atentatit në Pensilvani

Tramp paralajmëroi tubim në vendin e atentatit në Pensilvani

Uashington, 26 shtator 2024 (MIA) - Kandidati presidencial republikan Donald Tramp dëshiron edhe njëherë të paraqitet në vendin ku ishte plagosur gjatë atentatit të pasuksesshëm në korrik, transmetoi DPA.

Ekipi i fushatës së Trampit paralajmëroi tubim më 5 tetor në vendin e njejtë në afërsi të Batler, në shtetin Pensilvania, ku ish presidenti ishte plagosur më 13 korrik.

Tomas Methju Kruks u ngjit në pozicion të ngritur me pushkë automatike dhe qëlloi disa herë drejt Trampit në tubim, me ç'rast një pjesë e plumbit e qëlloi veshin e djathtë të ish presidentit amerikan.

Një burrë nga publiku u vra, ndërsa dy të tjerë u lënduan rëndë gjatë atentatit. Kruks ishte plagosur.

Kandidati presidencial dëshiron t'i nderojë viktimat, kumtoi fushata e tij. Ai, gjithashtu, dëshiron të falënderojë shërbimet e sigurisë dhe ato emergjente për përpjekjet e tyre.

Trampi bën përpjekje të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, pasi u largua në vitin 2021, në garë me nënpresidenten amerikane Kamala Haris në zgjedhjet presidenciale më 5 nëntor. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR