• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tramp para ardhjes në gjykatë: Shkoj në Uashington që të më arrestojnë

Tramp para ardhjes në gjykatë: Shkoj në Uashington që të më arrestojnë

Uashington, 3 gusht 2023 (MIA) - Ish-presidenti amerikan, Donald Tramp, në prag të mbërritjes së tij në gjykatën federale në Uashington, ku sot do të prononcohet për aktakuzën, me të cilën ngarkohet për përpjekje për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, deklaroi se ishte i nderuar që ishte arrestuar.

“Po shkoj në Uashington që të më arestojnë për shkak të marrjes në pyetje për zgjedhjet e korruptuara, të manipuluara dhe të vjedhura. Jam i nderuar sepse do të arrestohem për shkakun tuaj. Le ta bëjmë Amerikën të madhe përsëri!”, tha Tramp në platformën e tij të mediave sociale.

Ai shtoi se i duhej “një tjetër aktakuzë” për të siguruar zgjedhjet. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR