• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tramp për aktvendimin e Gjykatës supreme: Fitore e madhe dhe e rëndësishme për Amerikën

Tramp për aktvendimin e Gjykatës supreme: Fitore e madhe dhe e rëndësishme për Amerikën

Uashington, 4 mars 2024 (MIA) - Kandidati i Partisë republikane për nominimin presidencial, Donalld Tramp sot deklaroi se vendimi i Gjykatës supreme të SHBA-së, e cila i lejoi të mbetet në fletëvotimin në Kolorado, paraqet fitore të madhe për Amerikën.

"Kjo është fitore e madhe për Amerikën. Shumë, shumë e rëndësishme. Njejtë i rëndësishëm për vendin tonë do të jetë edhe vendimi që Gjykata supreme do ta sjellë së shpejti për imunitet presidencial - pa të cilin funksioni i presidentit do të bëhej vetëm ceremonial, që është larg asaj që dëshironin themeluesit", tha Tramp në deklaratë për Foks njus.

Ai shtoi se anjë president nuk mund të funksionojë në mënyrë të drejtë dhe efikase pa "imunitet total".

"Vendi ynë do t'i ekspozohej një rreziku të madh", tha Tramp.

Gjykata supreme e SHBA-së sot unanimisht qëndroi në anën e ish-presidentit, duke e anuluar vendimin e shtetit Kolorado me të cilin ishte diskualifikuar për sshkak të gjoja përzoerjes në sulmin në Kapitol më 6 janar 2021.

Gjykatësit e Gjykatës supreme vendimin e kumtuan një ditë para "super të martës" së nesërme, kur republikanët në 15 shtete federale shkojnë në zgjehdje të brendshme partiake. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR