• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tramp nuk pati sukses që të kontestojë dëshminë e avokatit dhe aktores së filmave për të rritur

Tramp nuk pati sukses që të kontestojë dëshminë e avokatit dhe aktores së filmave për të rritur

Uashington, 19 mars 2024 (MIA) - Ish presidenti i SHBA-së, Donald Tramp nuk pati sukses për të kundërshtuar dëshminë e Majkl Koenit dhe Stormi Danielsit në gjyqin e ardhshëm mbi akuzat se ish avokati i tij e ka paguar aktoren e filmave për të rritur që të hesht për takimin e tyre.

Ish avokati i Trampit, Koen para zgjedhjeve në vitin 2016 i ka paguar Danielsit të heshtë për takimin e tyre në vitin 2006.

Tramp muajin e kaluar kërkoi nga gjykatësi që të bllokojë dëshminë e tyre, duke argumentuar se Koen në të kaluarën kishte gënjyer dhe me gjasë përsëri do të gënjejë, ndërsa Daniel do të bëjë përpjekje të shfrytëzojë gjyqin për të përfituar nga historia e tij. 

Ish presidenti dhe kandidati i ardhshëm republikan presidencial është deklaruar i pafajshëm pas 34 akuzave për falsifikim të të dhënave të biznesit me çka ka dashur të mbulojë faktin se ka pagoi Koenin për të paguar Danielsin.

Gjykimi ishte caktuar për më 5 mars, por javën e kaluar u zgjat për të paktën një muaj. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR