• e diel, 06 tetor 2024

Tramp: Nuk kam frikë të shkoj në burg, kam më shumë mbështetës se kurrë

Tramp: Nuk kam frikë të shkoj në burg, kam më shumë mbështetës se kurrë

Uashington, 30 gusht 2023 (MIA) - Ish presidenti amerikan Donald Tramp tha sot se nuk ka frikë të përfundojë në burg pasi siç ka deklaruar procedimi penal ndaj tij është i rremë.

"Nuk mendoj se do të ndodhë. Çdo rast është një mashtrim”, tha Tramp në një bisedë me prezantuesin Glen Bek.

Ai shtoi se po persekutohej nga “njerëz të këqij dhe të sëmurë”.

“Tani kam më shumë mbështetës se kurrë”, tha Tramp.

I pyetur nga gazetarët nëse i vinte keq që nuk arrestoi Hillari Klinton gjatë kohës që ishte president dhe nëse do të arrestonte njerëz nëse kthehej në Shtëpinë e Bardhë, Tramp tha: “Përgjigja është se ne nuk kemi zgjidhje sepse ata po na e bëjnë këtë". sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR