• e shtunë, 23 nëntor 2024

Tramp nuk do të jetë i pranishëm në debatin e parë presidencial republikan këtë javë

Tramp nuk do të jetë i pranishëm në debatin e parë presidencial republikan këtë javë

Uashington, 21 gusht 2023 (MIA) - Debati i parë televiziv para zgjedhjeve paraprake të Partisë Republikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të zhvillohet pa pjesëmarrjen e ish-presidentit amerikan Donald Tramp, njoftoi DPA, duke iu referuar deklaratës të tij në rrjetin e tij social "Truth Social".

"Opinioni e di se kush jam unë dhe çfarë presidence të suksesshme kam pasur. Ja pse nuk do të marr pjesë në debatet, ka shkruar Tramp me shkronja të mëdha, duke shtuar se do të qëndrojë larg jo vetëm nga debati i parë republikan këtë të mërkurë, por edhe nga debatet e mëtejshme televizive brendapartiake të partisë së tij.

Në debat janë të ftuar të marrin pjesë guvernatori i Floridës, Ron De Santis, ish-nënkryetari Majk Pens dhe ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Niki Hejlli.

Zgjedhjet paraprake të Partisë Republikane do të mbahen nga janari deri në qershor 2024, ndërsa më pas edhe zgjedhjet presidenciale në nëntor. Tramp kryeson në anketat për zgjedhjet paraprake republikane. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR